Presidenti i Izraelit e mirëpret marrëveshjen e armëpushimit, por paralajmëron për sfida të mëdha

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 15:26 | Bota

Presidenti i Izraelit e mirëpret marrëveshjen e armëpushimit, por

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog ka përshëndetur vendimin e Kabinetit të Sigurisë për të rekomanduar miratimin e një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve.

Sipas mediave të huaja, Kabineti qeveritar pritet të votojë së shpejti marrëveshjen, e cila nëse miratohet do të hyjë në fuqi të dielën.

"Ky është një hap jetik drejt përmbushjes së besëlidhjes më të lartë midis shtetit dhe qytetarëve të tij. Nuk ka detyrë më të madhe morale, njerëzore, çifute dhe izraelite. Ne duhet t'i kthejmë të gjithë pengjet tanë në shtëpi," thotë Herzog në një postim në rrjetin social ‘X’.

"Unë nuk ushqej iluzione - marrëveshja do të sjellë me vete sfida të mëdha dhe momente të dhimbshme që do të na duhet t'i kapërcejmë dhe t'i përballojmë së bashku", tha Presidenti izraelit më tej, shkruan A2 CNN.

Ai shton se ka përqafuar të gjitha familjet e pengjeve, veçanërisht ato që nuk do të kthehen në fazën e parë të marrëveshjes, ku pritet të lirohen 33 pengje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos