Alarmi i Save the Children: Një në pesë fëmijë në botë jeton në zona lufte

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 07:57 | Bota

Alarmi i Save the Children: Një në pesë fëmijë në

Në vitin 2024, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që jetojnë në zona të prekura nga konflikti i armatosur arriti nivele të papara. Në këtë përfundim ka arritur një raport i Save the Children, sipas të cilit bëhet fjalë për mbi 520 milionë, e barabartë me më shumë se një në pesë në mbarë botën.

Raporti "Stop the War on children: Security for Whom?" i publikuar nga Save the Children, thekson se si viti i kaluar ishte gjithashtu viti me numrin më të lartë të konflikteve ndërshtetërore që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në dokument thuhet se pati një rritje prej 30% të shkeljeve të rënda kundër fëmijëve, duke përfshirë vrasjet, gjymtimet, dhunën seksuale dhe rrëmbimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos