"I jep ndihmë regjimit sionist", Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 19:52 | Bota

"I jep ndihmë regjimit sionist", Khamenei: Bashkëpunimi me

Bashkëpunimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është i pamundur. Kështu është shprehur lideri suprem i Iranit, Ayatollaj Ali Khamenei.

Në një reagim para popullit Iranian, Khamenei tha se SHBA ndihmon regjimin sionist të Izraelit si rrjedhojë afrimi me Washingtonin duket i largët 

“Bashkëpunimi me Iranin është i papajtueshëm me bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj regjimit të mallkuar sionist. Duke pasur parasysh se, kohët e fundit, e gjithë bota e ka parë, e ka kuptuar dhe e ka dënuar atë regjim, Shtetet e Bashkuara e ndihmojnë atë - Amerika e mbështet atë. Në këto kushte, bashkëpunimi (i SHBA-së) me Iranin nuk ka kuptim dhe është i papranueshëm. Nëse SHBA-të do të braktisnin plotësisht mbështetjen e tyre për regjimin sionist, do të tërhiqnin bazat e tyre ushtarake nga këtu dhe do të përmbaheshin nga ndërhyrja në rajon, atëherë do të ishte e mundur të shqyrtohej çështja. Por kjo nuk është për tani, as për të ardhmen e afërt. Disa njerëz e shtrembërojnë historinë.

Ata pretendojnë se mosmarrëveshja midis Republikës Islamike dhe Amerikës buron pikërisht nga kjo slogan, 'Vdekje Amerikës'. Ky është budallallëk. Kushdo që mendon se një komb është armiqësor ndaj Amerikës vetëm sepse brohorit sloganin 'Vdekje Amerikës' gabon. Jo - vetë slogani nuk është një çështje aq vendimtare sa amerikanët do ta kundërshtonin, përballeshin ose armiqësonin Iranin për shkak të tij. Çështja është një konflikt themelor dhe i natyrshëm - një papajtueshmëri thelbësore. Është një përplasje interesash midis dy fronteve kundërshtare: frontit të Amerikës dhe frontit të Republikës Islamike”, tha Khamenei. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos