
Të paktën 25 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, në një nga ditët më vdekjeprurëse që nga hyrja në fuqi e armëpushimit pesë javë më parë.
Dhjetë persona u vranë kur një godinë e ministrisë çështjeve fetar në lagjen Zeitoun të Gazës Lindore u godit, sipas ekipeve të shpëtimit.
Ushtria izraelite tha se kishte goditur “objektiva terroriste të Hamasit” pasi persona të armatosur hapën zjarr drejt një zone ku ushtarët e saj po operonin në qytetin jugor të Khan Younis, në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit.
Hamasi vuri në dyshim pretendimin dhe dënoi atë që e quajti “përshkallëzim të rrezikshëm” që mund të rrezikojë armëpushimin.
Përshkallëzimi i dhunës vjen pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë që mbështet planin e paqes për Gazën të presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund dy viteve të luftës shkatërruese. (A2 Televizion)
