“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

Nga Xhevahir Qardaku
11 Gusht 2026, 13:47 | Bota

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e

Duket një skenar filmi, por në këtë rast është ngjarje e vërtetë. Donald Trump ndërroi avionët në mënyrë sekrete, ndërsa u largua nga samiti i NATO-s në Turqi muajin e kaluar.

Mediat amerikane raportojnë se kjo u bë për shkak të një kërcënimi të mundshëm për jetën e Presidentit nga Irani. Lideri i Shteteve të Bashkuara hipi në bordin e Air Force One përballe telekamerave, përpara se të zhvendosej përmes një kamioni kateringu të aeroportit dhe të transportohej në një avion ushtarak, pa dijeninë e gazetarëve dhe disa anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Washington Post”.

Mediat në SHBA, përfshirë CNN, raportojnë se shërbimi sekret amerikan kishte zbuluar informacione të besueshme se Irani do të qëllonte një raketë kundër avionit. Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar ende zhvendosjen sekrete të Presidentit, shkruan A2.

Trump ka konfirmuar gjatë samitit të Ankarasë se ai është shenjestra kryesore e Iranit. Manovra klandestine erdhi, në atë kohë, vetëm një ditë pasi ushtria amerikane kishte rifilluar sulmet ndaj shtetit të ajatollahëve pas dështimit të negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund luftës.

Trump kishte mbërritur në Turqi me avionin e ri të dhuruar nga Katari, por njoftoi se do të largohej në bordin e Air Force One për hir të kohërave të vjetra.

Megjithatë, kishte udhëtuar për në Britani me një avion ushtarak dhe më pas kishte hipur në avionin e dhuruar nga Katari për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos