Ky është momenti kur policia ka arrestuar 24-vjeçarin K.Gega i akuzuar se shantazhonte në rrjetet sociale duke kërkuar para. Operacioni është zhvilluar në tiranë pas denoncimit që bëri një prej viktimave.
Gjithçka ka lindur kur autori kishte krijuar një lidhje me shoqen e fëmijërisë së viktimës. Pasi ka konstatuar se dy miqtë e hershëm komunikonin dhe pas ndarjes me të dashurën, 24-vjeçari nisi të krijonte profile false në Instagram duke i rënë në sy “presë” së tij i identifikuar si D.P.
Ky i fundit ka kërkuar sqarim për krijimin e adresave ku përdorej foto e tij dhe të dhënat personale por si përgjigje ka marrë shprehjen: “Emri im është Viktor. Për atë që më ke bërë do paguash shtrenjtë me jetë e me gjymtime”, shkruan A2 CNN. Mesazhi u shoqërua me denoncim në Polici që mbikëqyri dorëzimin e shumës prej 2 mijë eurosh e kërkuar në këmbim të heshtjes.
Ky nuk është rasti i parë i kërcënimit përmes rrjeteve sociale. Ndër vite janë ndaluar persona të ndryshëm. Nuk kanë munguar as rastet kur janë kërkuar shume monetare në emër të zyrtarëve të lartë ku pre kanë rënë biznesmenët. (A2 Televizion)