Reforma Territoriale, Kongresi i Autoriteteve në KiE për A2CNN: Konsultim me komunitetet. Problem, centralizimi i kompetencave

Nga Fjorela Beleshi
11 Gusht 2026, 14:57 | Politikë

Reforma Territoriale, Kongresi i Autoriteteve në KiE për A2CNN:

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës ju përgjigj interesit të A2CNN për situatën në Shqipëri për reformën administrative territoriale. Me anë të një letre, dy raporterët e Kongresit për situatën e dëmokracisë lokale në Shqipëri, Anders Knape dhe Sören Schumacher i shpjeguan A2CNN rolin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te KiE në këtë proces në Shqipëri.

"Dëshirojmë të sqarojmë se nuk është roli ynë të rekomandojmë një model të caktuar territorial apo të mbajmë qëndrim lidhur me numrin e bashkive që duhet të ketë një vend. Vendimet lidhur me organizimin e strukturave territoriale janë përgjegjësi e autoriteteve kombëtare. Brenda mandatit të tij, Kongresi monitoron përputhshmërinë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe, me kërkesë të shteteve anëtare, mbështet reformat përmes dialogut, shkëmbimit të praktikave të mira dhe aktiviteteve të bashkëpunimit, të cilat synojnë forcimin e demokracisë lokale dhe rajonale", thotë Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te KiE.

Por, dy raporteret tregojnë se gjatë vizitës së tyre në nëntor 2025 qeveria shqiptare (mazhoranca qeverisëse) kishte premtuar një reformë gjithpërfshirësë. Sot po ndodh e kundërta kur pas mosmarrëveshjeve me demokratët që kërkuan shtyrje të afatit të komisionit parlamentar, sociaëistët depozituan në Kuvend një draft të njëanshëm, ku reduktojnë numrin e bashkive nga 61 në 46.

Reforma Territoriale, Kongresi i Autoriteteve në KiE për A2CNN:

Reforma Territoriale, Kongresi i Autoriteteve në KiE për A2CNN:

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te KiE: Në nëntor ne konstatuam synimin e shprehur nga Qeveria shqiptare për të modernizuar dhe zhvilluar më tej sistemin e bashkive përmes një reforme gjithëpërfshirëse administrativo territoriale, duke theksuar njëkohësisht se çdo reformë duhet të zbatohet në përputhje me parimet e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe me respekt të plotë për rolin e autoriteteve lokale.

Në letrën drejtuar A2CNN Këshilli i Evropës e tregon qartë se problemi në Shqipëri i pushtetit lokal nuk është fakti sa bashki janë por sa kompetenca ata kanë apo duhet të kenë, duke theksuar si problem centralizimin.

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te KiE:

Ne identifikuam disa sfida, ndër të cilat tendencën drejt centralizimit të disa kompetencave, kapacitetet e kufizuara financiare dhe administrative të bashkive, si dhe nevojën për forcimin e mekanizmave të konsultimit ndërmjet autoriteteve kombëtare dhe atyre lokale. Trajtimi i këtyre çështjeve mbetet thelbësor për të garantuar që bashkitë të mund t’u përgjigjen në mënyrë efektive nevojave të qytetarëve dhe të ofrojnë shërbime publike cilësore.

Në një kohë që në bashkitë e prekura nga projekti socialist ka protesta dhe akuza për vendime të marra pa transparencë, Kongresi kërkon konsultime efektiv si dhe këshillon të përdoret deri referendumi:

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te KiE:

Konsultimi efektiv është një element qendror i këtij procesi. Neni 4.6 i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale përcakton se autoritetet lokale duhet të konsultohen, për aq sa është e mundur, në kohën e duhur dhe në mënyrën e përshtatshme, për çështjet që i prekin drejtpërdrejt.

Neni 5 kërkon më tej që ndryshimet në kufijtë e autoriteteve lokale të mos bëhen pa konsultimin paraprak të komuniteteve lokale të prekura, duke përfshirë, aty ku kjo lejohet nga ligji, edhe përmes referendumit.

Edhe ose mazhoranca ka si synim të mos humbë kohë dhe ta miratojë ndarjen e re territoriale në fillim të tetorit, KiE ofrohet që ta ndihmojë Shqipërinë me ekspertizë për një reformë me standarde.

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te KiE:

Nëse autoritetet shqiptare dëshirojnë ta shqyrtojnë reformën e planifikuar administrativo territoriale në dritën e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, standardeve të tjera përkatëse të Këshillit të Evropës dhe praktikave të mira evropiane, ato mund të kërkojnë mbështetjen e Qendrës së Ekspertizës për Qeverisjen Shumënivelëshe të Kongresit, e cila ka përvojë të gjerë në asistimin e shteteve anëtare në procese të tilla reformash.

Kongresi mbetet i gatshëm të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë përmes dialogut politik në të gjitha nivelet e qeverisjes, bashkëpunimit dhe, kur kërkohet, asistencës së ekspertëve, me synim forcimin e një vetëqeverisjeje lokale efektive, demokratike dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane dhe parimet e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

PS propozoi në fund të korrikut projektligjin e njëanshëm për ndarjen e terrotorit në 46 bashki nga 61 aktualisht. Demokratët nga ana tjetër propozojnë 100 bashki, por nuk kanë zyrtarizuar nismë nga ana e tyre. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos