All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Elbasan

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 09:35 | Kronikë
All - Paragraf - 1


Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Elbasan, i cili qarkullonte me armë zjarri, të cilit gjatë kontrollit në mjet policia i gjeti një armë zjarri, municion luftarak dhe dylbi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shërbimet e policisë i sekuestruan dhe automjetin 27-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

All - Paragraf - 3

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve që vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore është finalizuar operacioni policor i koduar “Distanca”.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 27-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti që drejtonte 27-vjeçari në momentin e kapjes në flagrancë. Gjithashtu, sekuestrohen municion luftarak dhe 1 palë dylbi që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Në vijim të kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.

All - Paragraf - 6

Gjatë operacionit, në fshatin Shijon, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. C., 27 vjeç, banues në Përrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku kanë gjetur municion luftarak dhe një palë dylbi. Arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, dylbitë dhe automjeti që drejtonte 27-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos