U plagos në aksident dy ditë më parë tek “Ura e Mërkurit”, vdes në spital mësuesi

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 10:36 | Kronikë

U plagos në aksident dy ditë më parë tek “Ura e

Mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë në spital Tahir Bici, nga Dragostunja e Librazhdit, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit” në aksin Librazhd –Përrenjas në Qukës.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Në aksident u përfshinë dy automjete dhe u plagosën gjashtë persona. 54-vjeçari Tahir Bici me profesion mësues nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos