Arrestohen dy policët e Rinasit, morën ryshfet

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 09:38 | Kronikë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë dy punonjës të Policisë në Komisariatin e Rinas, nën akuzën e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Efektivët e arrestuar janë inspektorët A.D. 31 vjeç dhe E.B. 24 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në aeroportin e Rinasit.

Arrestimi i efektivëve u bë pasi dyshohet se ka përfituar vlera monetare në formë ryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të Shqipërisë, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë detyrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos