Tre të vdekur dhe 4 të plagosur rëndë është bilanci paraprak i aksidentit me autobus që ndodhi në komunën Hadsel, në veri të Norvegjisë, ndërsa disa pasagjerë u shpëtuan në një shkollë aty pranë.
Këtë e bën të ditur policia e Nordland-it në një njoftim për shtyp të cituar nga media norvegjeze Vg, duke saktësuar se në autobus ndodheshin 58 persona të tetë kombësive të ndryshme. Qendra e Shpëtimit të Veriut në Norvegji kishte thënë më parë se kishte midis 60 dhe 70 pasagjerë.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia, autobusi doli nga rruga, ndoshta për shkak të rrugëve të akullta, dhe përfundoi në liqenin Åsvatnet, afër Raftsundet.
Alarmi ra në orën 14.02. Aksidenti ka ndodhur përgjatë E10, në komunën Hadsel. Helikopterët e shpëtimit nga Bodø dhe Tromsø dhe automjete të tjera nga i gjithë rajoni u përgjigjën në vendngjarje.
(A2 Televizion)