Autobusi përplaset me makinën në Torino, vdes shoferi, plagosen 20 nxënës

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 10:30 | Bota

Autobusi përplaset me makinën në Torino, vdes shoferi, plagosen

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Arignano, pranë Torinos. Një makinë është përplasur me një autobus që transportonte rreth pesëdhjetë persona, kryesisht nxënës që po shkonin në shkollë. Mediat italiane bëjnë të ditur se për pasojë humbi jetën drejtuesi i makinës ndërsa 20 nxënës u plagosën.

Në vendngjarje shkuan ekipet e shërbimeve të emergjencës, ambulancave ajrore dhe zjarrfikësve, të cilët siguruan zonën, ndërsa shkaku i aksidentit është ende nën hetim.

Autoritetet po mbledhin deklarata nga pasagjerët dhe shoferët që kanë qenë dëshmitarë të vendit të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos