“Baby Shower”, kthehet në tragjedi, të shtëna në festën familjare, tre të vrarë në Ohio

Nga Rosalba Bejdo
22 Nëntor 2026, 15:50 | Bota

Një festë familjare që duhej të sillte gëzim, në pritje të ardhjes së një jete të re, është kthyer në një tragjedi të rëndë në Ohio të Shteteve të Bashkuara.

Tre persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë “baby shower”, mbrëmjen e së shtunës, në qytetin e Parmës. Sipas policisë, viktimat janë një 17-vjeçare, një 19-vjeçar dhe një 45-vjeçar. Mediat lokale raportojnë se 19-vjeçari , I cili u përfshi në shkëmbimin e zjarrit, ishte babai i foshnjës që pritej të lindte, ndërsa 45-vjeçari babai i nënës shtatzënë.

Një grua mbeti e plagosur në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar një të ri 29-vjeçar, i cili dyshohet se po ashtu ishte i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit.

Në vendngjarje janë sekuestruar disa armë zjarri, ndërsa motivi i konfliktit mbetet ende i paqartë. Autoritetet sigurojnë se nuk ka rrezik për publikun, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos