Bllokimi i internetit hyn në ditën e 37-të në Iran, ndërprerja më e gjatë e regjistruar ndonjëherë

Nga A2 CNN
5 Prill 2026, 14:06 | Bota

Bllokimi i internetit hyn në ditën e 37-të në Iran,

Bllokimi i internetit në Iran ka hyrë tashmë në ditën e 37-të, duke lënë shumicën e përdoruesve të izoluar nga bota e jashtme për më shumë se 864 orë, sipas grupit monitorues të internetit NetBlocks, raporton A2CNN. 

Sipas të njëjtit burim, lidhja me rrjetin global mbetet në vetëm 1% të niveleve normale.

NetBlocks e ka cilësuar këtë situatë si “ndërprerjen më të gjatë të internetit në shkallë kombëtare të regjistruar ndonjëherë në një vend”, duke tejkaluar të gjitha rastet e tjera të ngjashme për nga ashpërsia.

Ndërkohë, BBC raporton se disa zyrtarë, përdorues pranë establishmentit dhe gazetarë vazhdojnë të kenë akses të pakufizuar në internet, ndërsa qytetarë të tjerë paguajnë shuma të mëdha për t’u lidhur.

Disa individë kanë arritur të përdorin internet satelitor si Starlink dhe metoda të tjera alternative, por kjo mbetet shumë e kushtueshme.

Në Iran, përdorimi apo posedimi i Starlink mund të dënohet me deri në dy vite burg, ndërsa autoritetet po intensifikojnë përpjekjet për ta ndaluar atë. Mediat iraniane raportojnë se “qindra” pajisje të këtij sistemi janë sekuestruar që nga fillimi i luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos