‘Befason’ Trump: E kemi nën shënjestër udhëheqësin e Iranit dhe mund ta vrasim, por nuk duam ta bëjmë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 18:30 | Bota

‘Befason’ Trump: E kemi nën shënjestër

Presidenti Donald Trump është shprehur se SHBA-të e dinë se ku ndodhet udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei.

Sipas mediave të huaja, Presidenti e quajti atë një "objektiv të lehtë", por tha se SHBA-të nuk do ta vrisnin atë "për momentin".

"Durimi ynë po mbaron", shkroi ai në një seri postimesh në Truth Social, raporton A2 CNN.

"Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi 'Udhëheqës Suprem'”, tha ai më tej.

‘Befason’ Trump: E kemi nën shënjestër

"Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.

"Por ne nuk duam që raketat të godasin drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë”, tha Trump.

"Durimi ynë po sosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!", përfundoi ai.

Trump gjithashtu shtoi se "ne" kemi kontrollin e hapësirës ajrore iraniane, përpara se të publikonte një postim që thjesht shkruante: "DORËZIM PA KUSHT!" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos