Një zjarr shpërtheu në pjesën e jashtme të çatisë në Terminalin 1 të Aeroportit Ndërkombëtar të Fiumicino-s, pranë Romës. Sipas autoriteteve, zjarri përfshiu një mbulesë dhe u shoqërua me një "prani të dukshme tymi" në çati.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilët arritën të shuajnë flakët në një kohë të shkurtër. Si masë paraprake, një pjesë e terminalit 1 u evakuua.
Aeroporti njoftoi në një deklaratë zyrtare se të gjitha sistemet e mbrojtjes u aktivizuan menjëherë për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve. "Të gjitha operacionet janë aktualisht të rregullta dhe pa pasoja në fluturime", thuhet në njoftim.
Fatmirësisht, nuk janë raportuar të lënduar dhe asnjë problem për pasagjerët apo operacionet e aeroportit. (A2 Televizion)