Beteja Shtëpi e Bardhë-Rezervë Federale, guvernatorja Cook padit presidentin Trump pas shkarkimit

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 19:43 | Bota

Beteja Shtëpi e Bardhë-Rezervë Federale, guvernatorja Cook padit

Një betejë e paprecedentë po zhvillohet mes Shtëpisë së Bardhë dhe asaj të Dollarëve në Shtetet e Bashkuara.

Guvernatorja e Rezervës Federale, Lisa Cook, ka paditur Presidentin Donald Trump për përpjekjen e tij për ta shkarkuar atë. Kështu nis beteja ligjore që mund të sjellë pasoja për autonominë e bankës qendrore të SHBA-së.

Cook i ka kërkuar gjykatës së Uashingtonit ta shpallë urdhrin e shkarkimit të Trump “të paligjshëm dhe të pavlefshëm”, dhe gjithashtu emëroi Kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, si të pandehur.

Trump ka thënë se kishte “arsye të mjaftueshme” për të besuar se Cook kishte bërë deklarata të rreme në lidhje me hipotekën e saj për të përfituar kredi dhe përmendi fuqitë kushtetuese të cilat ai tha se i lejonin ta shkarkonte atë.

Cook më parë tha se “nuk ekziston asnjë shkak sipas ligjit” për ta hequr atë nga puna. Presidenti ka ushtruar presion në rritje mbi Rezervën Federale për shkak të asaj që ai e sheh si një “mungesë vullneti për të ulur normat e interesit”.

Cook është pjesë e bordit përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit në SHBA. Padia e së enjtes ka të ngjarë të sjellë një numër sfidash ligjore që mund të përfundojnë në Gjykatën Supreme të SHBA-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos