"Bibi largohu!" Izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve nga Hamasi

Nga Erjon Dervishi
27 Mars 2025, 11:32 | Bota

Agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin lidhur me përkeqësimin e krizës në Rripin e Gazës, ku shterimi i shpejtë i furnizimeve dhe zvogëlimi i hapësirave të jetesës po përkeqësojnë gjendjen e atyre në zonat e rrethuara. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi se mbi 142,000 njerëz janë zhvendosur në Rripin e Gazës brenda një jave, me numra që pritet të rriten më tej ndërsa vazhdojnë urdhrat e zhvendosjes së Izraelit dhe bombardimet e intensifikuara.

Sipas agjencisë, urdhrat e zhvendosjes së detyruar në Izrael tani mbulojnë rreth 17 për qind të rajonit.

Sakaq, Izraeli është përfshirë nga një valë protestash kundër luftës dhe kundër Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Organizatorët e protestave deklaruan se qeveria "ka braktisur pengjet, ka vënë në rrezik sigurinë e Izraelit dhe ka miratuar ligje agresive dhe ekstreme. Qeveria i ka shpallur luftë popullit izraelit, thuhet në një deklaratë.

Një nga protestueset, edukatorja Chinaya Madar e bën të qartë: ajo dëshiron që pengjet të kthehen dhe Benjamin Netanyahu të largohet.

“E dua përsëri vendin tim të kthehet siç ka qenë. E humba vendin përpara një viti e gjysmë. E dua përsëri. Dikur vendi im ishte një demokraci por tani, nuk e di çfarë të them. Kemi shumë pengje në Gaza, kemi një luftë në Gaza, nipat dhe mbesat e mia janë në Gaza, edhe ushtarët, i dua të gjithë në shtëpi”, tha Chinaya Madar, edukatore nga Izraeli.

Ditët e fundit në vend ka pasur edhe protesta të përsëritura nga kundërshtarët e qeverisë. Ata po kërkojnë gjithashtu një marrëveshje me Hamasin që do të parashikonte lirimin e pengjeve ende të mbajtura nga islamistët në Rripin e Gazës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos