Binjakët Udai dhe Hamza Abu Odah kanë lindur në Gaza më 2 nëntor 2023,dhe nuk njohin asgjë tjetër veç luftës. Që nga dita e parë, jetët e tyre janë përcaktuar dhe shenjuar nga lufta, sulmet e papritura të Hamasit dhe përgjigja shkatërruese e Izraelit.
Që nga lindja, binjakët kanë humbur shtëpinë e tyre, kanë jetuar në tenda dhe rrugë. Babai i tyre u vra duke kërkuar ushqim, ndërsa dy vëllezërit e tjerë u plagosën. Ata kanë përjetuar urinë, sëmundje të shpeshta dhe bombardime të frikshme. Sot, jetojnë në një kamp të mbipopulluar pranë bregdetit, mes lotëve të të rriturve, britmave të tregtarëve dhe zhurmës së vazhdueshme të avionëve dhe armëve.
I linda në kushte jashtëzakonisht të vështira. Nuk kisha ushqim, ujë, rroba dhe strehë. Nuk kishte ujë të pijshëm, as ushqim te shëndetshëm. Shkoja në repartin e maternitetit te gratë që ishin shtrirë atje dhe u thoja: ‘Cila nga ju vajza ka qumësht shtesë?’ Ndoshta nënat ishin në gjendje të ushqenin me gji dhe më jepnin gjysmën e kanaçes, dhe unë e merrja dhe e ushqeja fëmijët e mi. Kështu jetoja. ‘Cila nga ju vajza ka pelena për binjakët?’ Më jepnin dy pelena dhe unë ia dilja mbanë me to. Ndonjëherë përdorja shirita të bërë nga qese plastike, një qese plastike, dhe kjo është e gabuar nga ana mjekësore për fëmijën. E prisja qesen me gërshërë, vendosja një shirit nga rrobat e fëmijëve dhe e vendosja. Por fëmijët nuk ndiheshin rehat dhe nuk flinin natën”, tha nëna e binjakëve.
Iman i lindi binjakët e saj në një spital të mbushur me të plagosur, secili rreth 3 kilogramë. Izraeli kishte ndaluar furnizimet në Gaza, duke shkaktuar mungesë ushqimi, qumështi formule për foshnjat dhe kujdesi bazë për ta. Ajo shfrytëzonte çdo mundësi për të gjetur qumësht për të ushqyer binjakët.
Gjatë dimrit të parë, binjakët u përballën me temperaturat e ulëta në tendë, mungesë uji të pastër dhe sëmundje si diarreja. Pa pelena, nëna Iman improvizonte me copëza rrobash, ndërsa foshnjat zhvillonin lëndime dhe skuqje. Në vitin 2024, situata u përkeqësua. Babai i tyre u vra nga forcat izraelite teksa dilte për të blerë perime. Familja u zhvendos sërish, jetoi në rrugë dhe në fund u rikthye në një kamp pranë bregdetit ku shtëpia e tyre ishte shkatërruar plotësisht. Uday dhe Hamza, janë prag ditëlindjes së dytë, ende nuk kanë mësuar të ecin siç duhet, dhe flasin vetëm pak fjalë. Trauma e luftës ka ngadalësuar zhvillimin e tyre, dhe ushqimi i pakët ka shtuar problemet shëndetësore.
Në kampin e bregdetit, zhurmat e vazhdueshme të njerëzve, tymi nga furra të thjeshta dhe era e kanalizimeve janë pjesë e përditshme e jetës së tyre. Ushqimi është minimal – një bukë e vogël me pak perime ose oriz. Por pavarësisht gjithçkaje, binjakët gjejnë pak gëzim duke luajtur në valët e detit pranë nënës dhe motrave.
(A2 Televizion)