Ekipi i Pogradecit do të ketë një trajner të ri në bankinë. Nesër, të mërkurën e 8 tetorit, do të bëhet prezantimi zyrtar i Emiljano Çelës, i cili do të jetë bashkë me ndihmësin e tij, Bekim Kulli.
Çela ka qenë trajner i Besës së Kavajës në dy javët e para të kampionatit.
Ai do të zëvendësojë Ardian Memën, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë pas serisë së rezultateve jo të mira dhe mosarritjes së objektivave të vendosura, shkruan A2 CNN.
Drejtuesit e klubit shpresojnë që me emërimin e Çelës, ekipi të marrë një kthesë pozitive dhe të rikthehet në rrugën e suksesit. (A2 Televizion)