Propozimi i Çollakut: Kandidatët për deputet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 22:11 | Politikë

Propozimi i Çollakut: Kandidatët për deputet të merrnin

Për gazetarin Çollaku problemi më i madh i vendit tonë është se klasa politike, një pjesë e së cilës ka probleme me drejtësinë, nuk mund të krijojë një sistem të pastër që të pastrojë këtë politikë që e ka emëruar.

Në Off the Record, Çollaku shtoi se kandidatët për deputetë duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend.

“Nuk kemi parë akoma reagimet e Diellës për zhvillimet e fundit. Do ketë qenë në udhëtime turistike në Vlorë. Një problem thelbësor është klasa politike, nëse ka probleme me drejtësinë, një pjesë e tyre ka probleme me drejtësinë, janë të pandehur në hetim. Si mundet ky ekip politik të krijojë një drejtësi të pastër e cila do të pastrojë këtë politikë që e emëroi. Ky konflikt i fshehur interesi...Ky parlament duhet që të gjithë kandidatët të merrnin një certifikatë pastërtie për mos përfshirje në asnjë procedim te struktura e posaçme”, tha Çollaku në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos