Skuadra e vajzave të Vllaznisë zhvilloi stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Interin në Itali, sfidë e vlefshme për Uefa Women's Cup.
Trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj tha se skuadra shkodrane ka të gjitha kapacitete për një rezultat pozitiv në këtë përballje të parë ndaj italianëve ndërsa thotë së mikpritja e vendasve në një fushë me barë sintetik dhe mini stadium nuk është e duhura.
Kapitenia Megi Doçi shprehet se nuk do të ketë as mbivlerësim për Interin sepse është një ekip që për vajza nuk e ka eksperiencën e Vllaznisë në sfidat europiane, pikë që ekipi shkodran do përpiqet ta shfrytëzojë, shkruan A2 CNN.
Ndeshja Inter - Vllaznia për vajza do të luhet në qendrën e trajnimit të të rinjve të Interit në Milano këtë të mërkurë në orën 18:00. (A2 Televizion)