Hamas pretendon se është i gatshëm të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, bazuar në planin e presidentit amerikan Donald Trump, por ende ka një seri kërkesash.
Zyrtari i lartë i grupit, Fawzi Barhoum, tha se delegacioni i tyre në Egjipt po punon për të tejkaluar të gjitha pengesat, në mënyrë që të përmbushë aspiratat e popullit të Gazës.
Sipas tij, ujdisë duhet të garantojë fundin e luftës dhe tërheqje të plotë të Izraelit nga rripi, kushte që Izraeli nuk i ka pranuar kurrë. Izraeli, nga ana e tij, kërkon çarmatimin e Hamasit, diçka që grupi e refuzon, shkruan A2 CNN.
Deklarata e zyrtarit të lartë, Fawzi Barhoum, sinjalizon se bisedimet indirekte me Izraelin dhe Egjiptin mund të jenë të vështira dhe të gjata. Megjithatë, presidenti Trump shprehu optimizëm të martën lidhur me progresin e shënuar drejt arritjes së një marrëveshje dhe tha se ekipi amerikan ishte nisur për t’u bashkuar negociatave në Egjipt. (A2 Televizion)