Bisedimet për Ukrainën, Starmer do të kryesojë takimin e disa liderëve europianë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2025, 12:39 | Bota

Bisedimet për Ukrainën, Starmer do të kryesojë takimin e

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të kryesojë një takim virtual të "koalicionit të të vullnetshëm" këtë mëngjes për të informuar udhëheqësit mbi rezultatet e diskutimeve për Ukrainën në Uashington dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

Sipas mediave të huaja, koalicioni është një grup kombesh, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë, të cilat janë zotuar të mbrojnë paqen në Ukrainë, sapo ajo të arrihet.

Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se në takim do të diskutohen garancitë e sigurisë, shkruan A2 CNN.

Një zëdhënës i qeverisë tha se edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk do të marrë pjesë në takim.

Ndërkohë, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev shprehu përbuzjen e tij për grupin në rrjetet sociale.

"Koalicioni i Vullnetit, luftënxitës anti-rus, dështoi ta tejkalonte @POTUS-in në territorin e tij", shkroi ai në rrjetin social ‘X’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos