
Anëtari i ekuipazhit amerikan u shpëtua pasi një avion luftarak u rrëzua mbi Iran, duke u gjetur “shëndoshë e mirë”, sipas deklaratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, raporton A2CNN.
Operacioni për shpëtimin e aviatorit çoi në një përplasje mes forcave të SHBA-së dhe atyre iraniane, bëri të ditur reporteri i Shtëpisë së Bardhë, Bernd Debusmann Jr.
Rikuperimi i oficerit të sistemeve të armëve i jep fund një misioni me rrezik të lartë që kishte nisur të premten. Piloti i avionit ishte shpëtuar më herët, konfirmoi Trump.
Sipas raportimeve, Irani dhe SHBA-ja ishin në një garë për të gjetur anëtarin e ekuipazhit, ndërsa autoritetet iraniane kishin ofruar shpërblime në para për qytetarët që do ta gjenin atë “të gjallë”.
Zhvillimi konsiderohet një lehtësim për Trump, pasi shmang mundësinë që një i burgosur lufte amerikan të përdorej për propagandë nga Irani. (A2 Televizion)