Breshëri dronësh mbi Odesa, dhjetëra të plagosur, vritet punonjësi në centralin e Zaporizhias

Nga Rosalba Bejdo
27 Prill 2026, 16:35 | Bota

Breshëri dronësh mbi Odesa, dhjetëra të plagosur, vritet

Rusia ndërmori një valë masive sulmesh me dronë gjatë natës kundër qytetit ukrainas të Odesës, duke plagosur të paktën 14 persona, përfshirë 2 fëmijë e duke dëmtuar një sërë godinash. Dëmet më të mëdha u shkaktuan në zonën qendrore të Primor-ski, ku ndërtesa banimi, një hotel dhe infrastrukturë tjetër u goditën, raporton A2 CNN.

Shumica e të plagosurve sipas autoriteteve lokale ishin pikërisht në këtë zonë. Ata flasin për një natë ekstremisht të vështirë, ku pallate të larta, shtëpi private dhe automjete u shënjestruan nga dronet edhe ne dy distrikte te tjera, përcjell A2 CNN.

Ndërkohë një punonjës i centralit bërthamor të Zaporizhias, që kontrollohet nga forcat ruse mbeti i vrarë në një sulm me dron ukrainas, sipas menaxhmentit te instaluar nga Moska.

Agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore njoftoi se ekipi i vet në zonë do të hetojë incidentin dhe do të vazhdoje të monitorojë situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos