Mes lotësh dhe emocionesh, Celione Dion u ringjit në skenë mbrëmjen e të shtunës, pas më shumë se 6 vitesh mungesë, në koncertin e saj të parë, nga 16 të tillë që do të mbahen. Ylli botëror performoi para një publiku të jashtëzakonshëm prej mbi 30 mije fansash në sallën Plenitude Arena (Paris La Défense Arena) në periferi të Parisit.
Ky koncert shënoi nisjen e një turi të gjatë të titulluar "Celine Dion Paris 2026–2027", e cila do të përfshijë gjithsej 26 shfaqje, për të cilat biletat janë tashmë të shitura plotësisht. Kjo është një betejë personale, tashmë e fituar nga këngëtarja 58 vjecare, pasi në 2022 tronditi fansat kur njoftoi se vuante nga Sindroma e Personit të Ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që ia bënte të pamundur performimin.
Këngëtarja 58-vjeçare e nisi koncertin me një këngë në frëngjisht dhe nuk i mbajti dot lotët teksa duartrokitej gjatë nga publiku. Ajo u shpreh: "I kisha premtuar vetes se nuk do të qaja... por jam shumë e lumtur që ju shoh".
Koncerti i parë zgjat më shumë se dy orë ku 58 vjecarja këndoi hitet e saj më të mëdha si "The Power of Love", "Because You Loved Me", "All By Myself" dhe padyshim himnin "My Heart Will Go On”.
Kritikët e muzikës e quajtën këtë një nga rikthimet më të guximshme dhe triumfuese në historinë e muzikës, duke vlerësuar zërin e saj që, ndonëse i prekur nga sëmundja, mbetet po aq i gjallë, i plotë dhe elektrik
(A2 Televizion)