Kanosi 35-vjeçarin me kallashnikov në banesën e një gruaje, arrestohen dy të rinj në Rrogozhinë

Nga A2 CNN
13 Shtator 2026, 14:02 | Kronikë

Kanosi 35-vjeçarin me kallashnikov në banesën e një

Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë në Rrogozhinë, Sipas policisë një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, ndërsa 21-vjeçari me akzuën e moskallëzimit të krimit.

Policia njofton se 26-vjeçari kishte kanosur për vrasje 35 vjeçarin nga Tirana, i cili po shkonte te banesa e një 36-vjeçareje, ku ndodheshin edhe dy të rinjtë.

Gjatë kontrollit në banesën ku ndodheshin 26-vjeçari dhe një 21-vjeçar, policia sekuestroi një kallashnikov dhe municion luftarak.

Ndërkohë 36-vjeçarja po procedohet në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Rrogozhinë/ Finalizohet operacioni policor “Prevent 2”, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me pasoja për jetën

Vihet në pranga 26-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën kanosi për vrasje një 35-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Rrogozhinë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Prevent 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. I., 26 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kanosja”;

O. T., 21 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Rreth orës 01:00, të datës 13.09.2026, shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po kërcënonte me armë zjarri, për motive të dobëta, një 35-vjeçar.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, u organizua puna, duke lokalizuar banesën ku ndodheshin shtetasit A. I. dhe O. T.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ku ndodheshin këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Shtetasi A. I., për motive të dobëta, kishte kanosur për vrasje shtetasin A. S., 35 vjeç, nga Tirana, i cili po shkonte te banesa e një 36-vjeçareje, ku ndodheshin dy shtetasit A. I. dhe O. T.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me Prokurorin, nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndaj 36-vjeçares, banuese në Rrogozhinë, e cila nuk ndodhej në banesë kur ndodhi konflikti mes dy shtetasve.

Arma e zjarrit dhe municionet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme kriminalistike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos