
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej të cilëve me turistë.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë pësuar lëndime të lehta. Fatmirësisht, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)