CNN ka sjellë një dëshmi tronditëse nga vija e parë e frontit ne Ukrainë, aty ku lufta nuk ngjan më me asgjë të njohur më parë. Në një realitet të dominuar nga dronët, robotët dhe frika që vjen nga qielli, rruga e jetës është kthyer në një rrugë mbijetese. Ekipi i CNN ka përjetuar nga afër tmerrin e kësaj lufte moderne, duke ecur për orë të tëra nën kërcënimin konstant të sulmeve ajrore dhe teknologjisë vrasëse që nuk ndalet kurrë.
Ata e quajnë këtë rruga e jetës. Por në fakt ka të bëjë me mbijetesën dhe jo jetën.
Është e sigurt kur ecën në këmbë, nën qiellin e drejtuar nga dronët vrasës të cilët shënjestrojnë çdo automjet luftarak. Rrjetat tentojnë të bllokojnë horrorin nga lart. Nëse do të mundesh ta bësh robotin mikun tënd, do të ishte mirë, pasi makinerëitë janë sigurisht armiku këtu.
Nick Paton Walsh, CNN Chief International Security Correspondent: "Kjo tani është pothuajse në të gjithë vijën e frontit, copa të vogla kabllosh me fibra optike që përdoren për të lidhur dronët me kontrolluesin e tyre. Mund të vazhdojë për dhjetëra kilometra, duke ndaluar bllokimin. Ky është ndikimi. Duhet të ndahesh sepse droni do të përpiqet të shënjestrojë grupe individësh. Me raste gjen një, dy apo tre. Tani po ecim në të njëjtin drejtim ku kalon Sasha dhe Bogdan, mespërmes dy pozicioneve ukrainase. Por duhen pesë orë dhe ndërkohë jemi nën breshërinë e sulmeve të dronëve për afro 14 herë".
Nick Paton Walsh, CNN Chief International Security Correspondent: "Fusha e betejës ka ndryshuar plotësisht brenda një viti. Askush nuk nget makina në këtë rrugë, përveç nëse është e nevojshme. Askush nuk nget tanke. Kjo është artileria në dalje. Këta robotë përdoren për furnizim dhe përpara mund të shohim njerëz që riparojnë rrjetën, një mbrojtje kyçe. Por këta përdoren për të furnizuar me ushqim ose municione rreth vijës së frontit".
Ata godasin, ata sulmojnë, por dështojnë. I kanë hedhur poshtë por nuk i kanë eliminuar plotësisht. Nuk ka pasur akoma asnjë shpërthim, pra jemi gjallë. Mund të duken si dronë të zakonshme, por disa ngjajnë si raketa ruse.
Poshtë në rrugë, është fronti i Konstantinavkas, ku avancimi rus ka qenë i ngadaltë dhe me kosto të mëdha përreth frontit, afro 35 mijë ushtarë rus të vrarë dhe të humbur, thonë ukrainasit.
Po arrijmë tek bunkeri për të ndaluar një moment dhe shohim sasinë e dronëve por duhet të ikim pas. Për aq sa po rrimë ata janë mbi në përsëri. Kjo është lufta e re. Fshihu, qëllo në ajër, vrapo, godit dronët lart.
Nick Paton walsh, CNN Chief International Security Correspondent: Duhet të ecim tutje por gjithashtu të largohemi Tymi gri duket se ka goditur rrjetën.
Nick Paton Walsh, CNN Chief International Security Correspondent: "Ishte afër dhe me zhurmë, mund të dëgjoje mbetjet që binin në pistë, duke synuar qartë atë automjet të blinduar. Është e vështirë për të parë se si do të shkojë lufta. Ukrainasit në këmbë, robotët si mbështetje, automatiket që po zëvendësojnë trupat e vrarë, por dronët nuk ndalojnë kurrë. Por këtë metodë nuk e ndjek as Ukraina, të adaptojnë, mësojnë këtë luftë të re. Ata shpresojnë që avantazh do të zgjasë për të vënë në presion Rusinë". (A2 Televizion)