Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2026, 09:38 | Bota

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni:

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër kundër incidenteve të shkaktuara dje në demonstratën e Milanos kundër Lojërave Olimpike. Kryetarja e qeverisë italiane i konsideroi protestuesit si “armiq të Italisë”, raporton A2CNN. 

Armiqtë e Italisë po demonstrojnë kundër Lojërave Olimpike, duke bërë që imazhet të përfundojnë në televizionet e mbarë botën. Të tjerë prenë kabllot hekurudhore për të parandaluar nisjen e trenave. Edhe njëherë solidarizohem me policinë, qytetin e Milanos dhe të gjithë ata që shohin se puna e tyre u shkatërrua nga këto banda kriminelësh", shkruan Meloni në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos