Detaji i padëgjuar i telefonatës, Trump mirëpret kërkesën e Putin për një lojë hokej

Nga Xhevahir Qardaku
19 Mars 2025, 14:54 | Bota

Me kalimin e orëve një tjetër detaj ka dalë në dritë për telefonatën mes Trump dhe Putin. Presidenti amerikan mbështet idenë e homologut nga Rusia për zhvillimin e ndeshjeve Hokej në Akull mes ekipeve përfaqësuese të vendeve.

Këtë e konfirmon Kremlini përmes zëdhënësit Dmitry Peskov. Rusia është përjashtuar nga kompeticionet ndërkombëtare të Hokejt në Akull pasi nisi një luftë për pushtimin e Ukrainës 3 vite më parë, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë në deklaratën pas bisedës telefonike, nuk e ka përmendur në asnjë rresht mundësinë për një ndeshje Hokej, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk po u përgjigjet interesimit për një koment.

Siç dihet, Putin është një tifoz i zjarrtë i sportit të Hokejt në Akull, ndërsa vazhdimisht merr pjesë në ndeshje miqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos