Dhjetë të vdekur nga zjarri në një azil të moshuarish në Spanjë

Nga Xhevahir Qardaku
15 Nëntor 2024, 10:31 | Bota

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan në një zjarr që shpërtheu në një shtëpi të moshuarish pranë Zaragozas në Spanjë. Këtë e konfirmuan shërbimet e urgjencës, shkruan A2 CNN.

Zjarri shpërtheu në qytetin e Villafranca de Ebro herët të premten në mëngjes dhe zyrtarët lokalë thanë se më shumë se 80 njerëz jetonin në azil. Qendra u hap 16 vjet më parë si një shtëpi të moshuarish dhe është specializuar në kujdesin për banorët me probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e urgjencës u njoftuan rreth orës 5 të mëngjesit dhe zjarrfikësit arritën të shuanin flakët.

Mosha e atyre që humbën jetën nuk dihet ende. Dy persona janë dërguar në spital për trajtime të mëtejshme, me njërin prej tyre në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos