“Ç'do Turqia islamike në NATO?" I përzgjedhuri i Trump për Sekretar Mbrojtje: Të kritshterë e hebrenjë bashkë kundër Erdoganit

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 22:07 | Bota

“Ç'do Turqia islamike në NATO?" I përzgjedhuri

Pete Hegseth, sekretari i propozuar i Mbrojtjes në administratën e Donald Trump, më parë ka qenë një zë kritik, i deklaruar hapur kundër aleatëve të SHBA.

Një postim i tij që tregon kohën kur Hegseth ka shënjestruar Turqinë dhe siç ai shkruante karakterin e saj islamist është bërë viral në rrjet. “Pse Turqia islamike është anëtare e NATO-s?", pyeste Hesgeth asokohe.

Ai shprehej po ashtu se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, "ëndërron hapur të rindërtojë Perandorinë Osmane" dhe është "një islamist me vizione islamike për Lindjen e Mesme".

Po ashtu kritikave të Sekretarit të mundshëm amerikan nuk i kanë shpëtuar as Kombet e Bashkuara, NATO dhe vende të tjera, që dalin në dy librat të cilat ai i ka botuar në 2020 dhe 2024.

Për NATO-n, ministri i propozuar i Mbrojtjes ka thënë se “ajo nuk është një aleancë, por një marrëveshje mbrojtëse për Europën, e paguar dhe e mbështetur financiarisht nga SHBA”. Ai gjithashtu fajëson evropianët sepse "ata lejuan veten të dominoheshin nga emigrantët”.

Evropianët, zgjodhën të mos 'ndërtojnë' përsëri ushtritë e tyre, duke 'mjelur' gatishmërinë e SHBA-së për të luftuar dhe për të fituar luftëra". NATO është një relike që duhet të shembet dhe të rindërtohet për të mbrojtur me të vërtetë lirinë tonë . Për këtë po lufton Trump. Kombet e Bashkuara janë një organizatë tërësisht e globalizuar që promovon në mënyrë agresive një agjendë anti-SHBA, anti-izraelite dhe kundër lirisë, Ajo ka dy standarde: ‘Një për Izraelin dhe SHBA-në dhe një për të gjithë të tjerët’", shkruante Hegseth.

Siç thekson The Guardian, Hegseth ka shprehur gjithashtu propozime për të shmangur ligjet ndërkombëtare, të tilla si mos detyrimi i ushtarëve amerikanë në Konventat e Gjenevës në lidhje me civilët dhe të burgosurit.

Forcat e armatosura amerikane”, shkroi ai, - “duhet të bëhen të pamëshirshme, të pakompromisë, krejtësisht vdekjeprurëse”, në mënyrë që të fitojnë luftërat sipas rregullave të tij.

Në të njëjtën kohë, siç thekson gazeta britanike, Hegseth dëshiron ta lidhë politikën amerikane edhe më shumë me Izraelin, duke shkruar se “nëse e do Amerikën, e do edhe Izraelin”.

Në të kaluarën, Hegseth ishte një “skifter” për çështjet e politikës së jashtme me prirje neokonservatore, por më vonë, siç thotë ai, ai u “konvertua” falë Trump dhe tani është kundër institucioneve ndërkombëtare dhe shumëpalëshe.

Ne të krishterët së bashku me miqtë tanë hebrenj duhet të marrim shpatën e amerikanizmit të papenduar dhe të mbrohemi”, është shprehur ai më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos