Konventa republikane në Teksas, Këlliçi: Berisha takime me kongresmenë, fjalimi i Trump kulmon aktivitetin

Nga A2 CNN
9 Shtator 2026, 17:26 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një lidhje direkte nga SHBA për “Ditarin e Pasdites” në A2 CNN, foli për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në Konventën e Partisë Republikane në Teksas.

Këlliçi tha se aktiviteti do të zgjasë rreth pesë orë dhe do të kulmojë me fjalimin e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili pritet të flasë rreth orës 04:00 me orën shqiptare.

“Eventi do të ketë rreth pesë orë diskutime të gjata nga figura kyçe të Kongresit dhe Senatit amerikan dhe pa diskutim do të kulmojë me fjalën e Presidentit Donald Trump”, tha Këlliçi.

Këlliçi bëri të ditur se Berisha ka zhvilluar tashmë takime me disa kongresmenë amerikanë.

“Zoti Berisha është në takim me një kongresmen, ndërkohë që ne po flasim”, deklaroi ai, duke shtuar se takimet e tjera do të bëhen publike në vijim.

I pyetur për mundësinë e takimeve me Marco Rubio, JD Vance apo Donald Trump, Këlliçi tha se nuk mund të konfirmojë një axhendë të tillë, por theksoi se ka interes nga politikanë amerikanë për të takuar Berishën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos