
Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Aurel Hamolli, pasi 48-vjeçari dyshohet se vodhi një mjet që ishte i ndaluar në rrugë me bllokazh.
“Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit. 48 vjeçari ka parë që një mjet i ndaluar në rrugë dhe ishte me çelsa brenda, është futur në mjet dhe është larguar me të. Sapo është njoftuar policia është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka mundur ta ndalojë dhe të arrestojë 48 vjeçarin”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)