“Duam marrëveshje, por jo diktat”, thirrja e Iranit për SHBA: Trump të ndalojë kërcënimet

Nga Xhevahir Qardaku
31 Janar 2026, 12:11 | Bota

“Duam marrëveshje, por jo diktat”, thirrja e Iranit për

Irani kërkon që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë kërcënimet ushtarake. Ministri i jashtëm thekson se Teherani kërkon marrëveshje me Uashingtonin, por nënvizon se nuk do të pranojë imponime.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Ne jemi të përgatitur për një diplomaci të drejtë dhe të balancuar, siç tha Presidenti Trump, për një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë. Nëse është kështu, ne jemi të përgatitur për këtë. Por kjo kërkon që të dyja palët të pranojnë se negociata është ndryshe nga diktimi dhe se askush nuk mund ta përcaktojë rezultatin e negociatave para se ato të kenë filluar. Dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë kërcënimet”, tha Abbas Araghchi, ministër i jashtëm i Iranit, përcjell A2.

“SHBA-të duhet të ndalojnë frikësimin dhe të jenë të përgatitura për një negociatë në kushte të barabarta dhe mbi respekt dhe interes të ndërsjellë. Negociata bazohet në dhënie dhe marrje. Askush nuk mund t’i diktojë palës tjetër atë që dëshiron. Kjo nuk është negociatë. Kjo nuk është një negociatë e drejtë dhe e barabartë. Një negociatë e drejtë dhe e barabartë është kur të dyja palët janë gati të ulen së bashku me respekt dhe të negociojnë për çështje që janë realiste dhe mund të zgjidhen përmes negociatave, dhe ne jemi të përgatitur për këtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos