Iranianët mirëpresin deklaratën e Khameneit ndaj SHBA-së dhe rajonit

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 13:42 | Bota

Iranianët mirëpresin deklaratën e Khameneit ndaj SHBA-së dhe

Deklarata e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, ku thuhet se Teherani do të sigurojë rajonin e Gjirit dhe do të “eliminojë abuzimet e armikut” në Hormuz, është pritur pozitivisht nga popullsia.

Kjo deklaratë përmban gjithashtu një mesazh për vendet e rajonit. Irani u kërkon shteteve përreth që të mos strehojnë baza ushtarake amerikane dhe të distancohen nga Uashingtoni.

Po ashtu, Irani thekson se Ngushtica e Hormuzit i përket atij dhe e konsideron këtë pothuajse si një të drejtë natyrore. Deklarata nënvizon sërish se situata ka ndryshuar dhe se Irani synon të mbetet në kontroll të kësaj rruge strategjike, duke shtuar se vendet e rajonit do të përfitojnë nga kjo fazë e re, përcjell A2CNN.

Ndërkohë, Irani po përgatitet të rinovojë kapacitetet e tij detare dhe ka paralajmëruar se armë të reja do të prezantohen së shpejti. Në këtë kontekst, një raund tjetër konflikti shihet si një mundësi e pashmangshme, për shkak të hendekut të madh midis qëndrimeve të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos