Dyshohen për pjesëmarrje në gjenocidin në Srebrenicë, 7 të arrestuar në Bosnje

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 12:08 | Bota
Dyshohen për pjesëmarrje në gjenocidin në Srebrenicë, 7
Foto iliustruese

Oficerët e policisë së Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) në Bosnje e Hercegovinë, kanë arrestuan në Zvornik shtatë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Gjenocidit”.

SIPA thekson se kjo ka të bëjë me veprat penale “Përgjegjësia individuale dhe komanduese” dhe “Ndihma”, të cilat janë të parapara me Kodin Penal të Bosnjës.

Personat e arrestuar thuhet se do t’i kalojnë juridiksionit të mëtejshëm të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës pas përpunimit penal në ambientet e SIPA-s. Të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në gjenocidin në Srebrenicë në korrik 1995.

SIPA ende nuk ka bërë të ditur detajet e aksionit të sotëm, ndërsa më vonë do të bëhet e ditur se cilët janë arrestuar shtatë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos