Kamerat e sigurisë në një stacion treni në Moskë kanë kapur momentet e frikshme të një aksidenti, teksa një adoleshent bie përpara treni në lëvizje ndërsa luante me miqtë e tij.
I riu po iu tregonte aftësitë e tij në boks miqve, kur papritur bëri një hap pas dhe ra në platformën, ku po kalonte një tren.
Ai u përplas nga lokomotiva, por ra në mes të platformës dhe treni dhe ndërhyrja e menjëhershme e shokëve, e shpëtoi nga vdekja e sigurt.
I riu u dërgua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(A2 Televizion)