Ai i buzëqeshur në sallën e gjyqit… në anën tjetër pikëllim dhe lot… Janë këto dy anët e medaljes që del nga Izraeli. Kryeministri Benjamin Netanjahu u paraqit për të dëshmuar në gjyqin e tij ku akuzohet për korrupsion. Shefi i qeverisë izraelite mohon të ketë shkelur ligjin.
Ai paraqitet çdo javë në Gjykatën e Tel Avivit për tre çështje për korrupsion që përfshijnë marrjen e dhuratave nga miqtë milionerë të tij në këmbim të favoreve, si dhe ndikimin e një televizioni në mbulime pozitive të aktivitetit të tij. Pavarësisht problemeve ligjore, kjo nuk e ndalon atë të urdhërojë sulme në Rripin e Gazës.
Në enklavën palestineze raportohen 53 persona të vrarë në bombardimet e së dielës. Duke thyer armëpushimin prej dy muajsh, Izraeli ka rinisur ofensivën në Gaza 18 marsin e kaluar me synimin e deklaruar për të shkatërruar Hamasin dhe liruar pengjet që mbahen nga grupimi. Por ajo që po shkatërron kryesisht janë jetët e civilëve të pafajshëm. Bilancit të viktimave i shtohen edhe 17 palestinezë të vrarë në sulmet e orëve të fundit.
“Ata duan të shkatërrojnë Gazën, dhe ja ku jemi, të palëkundur. Ne jemi të palëkundur kundër tyre. Ata na vrasin? Nuk është problem. Ata na vdesin urie? Nuk është problem. Çfarë doni të them? Ata na varfërojnë? Nuk është problem. Nuk ka miell? Nuk është problem. Ne letra do hamë dhe këtu do mbetemi, në shtëpi”, thotë Mazen Kwaraa, palestinez, banues në Gaza.
Kjo nënë e re përqafon për herë të fundit foshnjën e saj… me lot në sy kërkon që “ferri” të marrë fund. Gaza nuk ishte e vetmja shënjestër.
izraelite bombardoi edhe periferinë e Beirutit në Liban. Sulmet erdhën pasi popullata ishte njoftuar përmes një urdhri për evakuim. Autoritetet nuk raportuan për të lënduar, pavarësisht se në zonën e shpërthimit u panë ambulance dhe ekipe zjarrfikëse. Izraeli pretendon se shënjestroi një ndërtesë që përdorej nga Hezbollahu si magazinë për raketa të precizionit të lartë. (A2 Televizion)