Nga të rinjtë e vrarë te gjestet simbolike, si e sfidojnë protestat pushtetin në Iran

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 11:21 | Bota

Nga të rinjtë e vrarë te gjestet simbolike, si e sfidojnë

Rrugët e qyteteve të mëdha të Iranit janë skena e një prej represioneve të brendshme më të përgjakshme në dekada. Protestat, të cilat filluan në fund të dhjetorit 2025 për arsye ekonomike dhe u shndërruan shpejt në një revoltë kundër autoritarizmit shtetëror, kanë marrë mijëra viktima, jetë të reja të masakruara për shkak se dolën në rrugë për të kërkuar më shumë të drejta. Por, përkrah fytyrave të të rinjve të vrarë janë rituale dhe objekte që janë bërë simbole të luftës kundër pushtetit, shkruan A2 CNN.

Nga të rinjtë e vrarë te gjestet simbolike, si e sfidojnë

Ndër viktimat simbol të shtypjes është Rubina Aminian, 23 vjeçe, studente e dizajnit në Teheran, e qëlluar për vdekje gjatë një proteste më 8 janar 2026. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, Rubina u qëllua në kokë nga afër ndërsa merrte pjesë në një demonstratë antiqeveritare më 8 janar 2026, menjëherë pasi doli nga mësimi. Gruaja e re nuk ishte vetëm një protestuese. Imazhi i saj si një grua krijuese e qeshur me një pasion për modën, u përhap shpejt në të gjithë botën në mediat sociale, duke e transformuar atë në një simbol të lirisë dhe aspiratave të shkatërruara, raporton A2 CNN.

Nga të rinjtë e vrarë te gjestet simbolike, si e sfidojnë

Autoritetet jo vetëm që penguan ceremoninë mortore, por e kthyen edhe varrimin e saj në një akt frike shtetërore.

Po atë ditë u vra edhe Yasin Mirzaei Ghaleh-Zanjiri, studenti me origjinë kurde dhe një ndjekës i besimit jarsan, i cili kishte studiuar në Universitetin e Mesinës në Itali dhe ishte kthyer në Iran për të vizituar familjen e tij. Ndërsa merrte pjesë në protestën ulur në lagjen Darreh Deraz të Kermanshah më 8 janar, ai u godit nga një plumb i qëlluar nga forcat qeveritare dhe vdiq në vend. Historia e tij është bërë një thirrje e fuqishme për vëmendje ndërkombëtare. Grupet e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për hetime të pavarura, transparente dhe të paanshme mbi rrethanat e vdekjes së tij dhe llogaridhënien e atyre që urdhëruan përdorimin vdekjeprurës të forcës, përcjell A2 CNN.

Nga të rinjtë e vrarë te gjestet simbolike, si e sfidojnë

Ndërsa 17-vjeçari Amir Ali Haydari u qëllua për vdekje në zemër Kermanshah, në rrethana që familjarët i quajnë ekzekutim të mirëfilltë, ndonëse versioni zyrtar i mohon.

Ai ishte në një shesh në Kermanshah, në Iranin perëndimor, krah për krah me shokët e klasës, një brez i bashkuar në protestë kundër qeverisë liberticidale të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei kur u vra më 8 janar. Kushërira e tij Diako, e cila jeton në Cardiff, rrëfen vdekjen e tij: "Ai u qëllua në zemër dhe, ndërsa po jepte frymën e fundit, e goditën në kokë me qytën e një arme, aq shumë herë sa truri i tij u shpërnda në tokë", tha ajo, duke cituar lajme nga anëtarët e familjes në Iran. Certifikata e vdekjes, sigurisht, tregon një histori tjetër: 17-vjeçari ra nga një lartësi e madhe, duke goditur fort kokën.

Nga të rinjtë e vrarë te gjestet simbolike, si e sfidojnë

Paralelisht me dhunën, protesta po shoqërohet edhe me gjeste simbolike të forta. Imazhe të njerëzve që djegin portretin e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei dhe ndezin cigare me të janë bërë virale, duke u kthyer në shenjë rebelimi dhe solidariteti global me protestuesit iranianë. Ky gjest nuk është interpretuar si një akt simbolik përbuzjeje dhe provokimi kundër autoritetit fetar dhe politik që udhëheq shtetin iranian, i cili i ka etiketuar protestuesit si "vandalë". (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos