
Kina kundërshton çdo ndërhyrje të jashtme në punët e brendshme të Iranit. Reagimi erdhi nga ministria e jashtme kineze pasi Presidenti Amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmerrte “masa shumë të forta” kundër Teheranit, shkruan A2 CNN.
Kina nuk e toleron përdorimin ose kërcënimin me forcë në marrëdhëniet ndërkombëtare, tha një zëdhënës në ministrinë e jashtme kineze, në një konferencë për shtyp kur u pyet për qëndrimin e Kinës pas komenteve të Trump, përcjell A2 CNN.
Edhe Rusia ka reaguar vetëm verbalisht dhe përmes zëdhënësve të parëndësishëm për të shprehur shqetësim për gjuhën kërcënuese të Uashingtonit. Pavarësisht se e konsideron Iranin një vend aleat, presidenti Vladimir Putin nuk ka thënë asnjë fjalë dhe nuk ka dhënë një urdhër për t’i dalë në mbrojtje Teheranit. (A2 Televizion)