Agjencia amerikane e inteligjencës CIA po punon në heshtje për të vendosur një prani të përhershme të SHBA-së në Venezuelë, si pjesë e planeve të administratës Trump pas kapjes së ish-presidentit Nicolás Maduro. Burime të njohura me procesin bëjnë të ditur për CNN, se diskutimet mes CIA-s dhe Departamentit të Shtetit janë përqendruar në mënyrën se si do të duket prania amerikane në vend, në afat të shkurtër dhe afatgjatë.
Sipas këtyre burimeve, administrata Trump pritet të mbështetet kryesisht te CIA për rikthimin fillestar diplomatik, për shkak të tranzicionit politik dhe situatës së pasigurt të sigurisë në Venezuelë. Fillimisht, zyrtarët amerikanë mund të veprojnë nga një aneks i CIA-s, përpara hapjes së një ambasade zyrtare, duke krijuar kontakte me autoritetet dhe opozitën vendase.
CIA ka qenë e përfshirë edhe në operacionin për kapjen e Maduro-s, duke dërguar më herët agjentë në terren për të gjurmuar lëvizjet e tij dhe për të përgatitur ndërhyrjen. (A2 Televizion)