
Balakrishnan Rajagopal, raportues special i OKB-së për të drejtën e strehimit, i është bashkuar ekspertëve të tjerë të të drejtave të njeriut, duke bërë thirrje që Izraeli të ndalojë menjëherë bombardimet në Liban.
Rajagopal shkroi në rrjetet sociale se ushtria izraelite po përdor “të njëjtën strategji” në jug të Libanit si në Gaza apo në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Kjo përfshin “domicidin dhe shpopullimin… marrjen e tokës përmes ‘zonave tampon’ dhe aneksimin de facto nga kolonët”, tha Rajagopal.
Eksperti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut e ka përkufizuar më parë “domicidin” si “shkatërrimin masiv dhe arbitrar të banesave civile gjatë konflikteve të dhunshme”. (A2 Televizion)