Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit do të zhvillojnë bisedime

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 08:13 | Bota

Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit do të zhvillojnë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit do të zhvillojnë bisedime këtë të enjte, në atë që pritet të jetë takimi i parë i këtij niveli pas dekadash, raporton A2CNN. 

Në një postim në platformën “Truth Social”, pak para mesnatës të së mërkurës Trump shkroi se po përpiqet të krijojë “pak hapësirë frymëmarrjeje” mes dy vendeve. Ai shtoi se ka kaluar shumë kohë që nga komunikimi i fundit mes dy liderëve, duke e cilësuar zhvillimin si pozitiv.

Ky njoftim vjen pasi Libani dhe Izraeli zhvilluan më herët gjatë kësaj jave bisedimet e para diplomatike në më shumë se tre dekada, një takim i rrallë që synon të ulë tensionet dhe të ndalë përplasjet mes Izraelit dhe grupit Hezbollah, i mbështetur nga Irani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos