Investigimi, emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 08:35 | Bota

Investigimi, emigrantët po pretendojnë se janë viktima të

Emigrantët po shtiren në mënyrë të rreme se janë viktima të dhunës në familje për të qëndruar në Britaninë e Madhe, ka zbuluar një investigim BBC-së, raporton A2CNN. 

Emigrantët po shfrytëzojnë rregullat e vendosura nga ministrat për të ndihmuar viktimat e vërteta të abuzimit që të sigurojnë qëndrim të përhershëm më shpejt, duke anashkaluar rrugë të tjera si azili.

Sot zbulojmë se si disa emigrantë, si meshkuj ashtu edhe femra, po mashtrojnë partnerë britanikë duke hyrë në marrëdhënie dhe martesa, dhe më pas bëjnë pretendime të rreme për dhunë në familje pasi mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Të tjerë po inkurajohen të sajojnë akuza për abuzim nga këshilltarë ligjorë që reklamohen online”, raporton BBC.

Numri i personave që kërkojnë qëndrim të përshpejtuar mbi bazën e dhunës në familje ka arritur tashmë në më shumë se 5,500 në vit, një shifër që është rritur me më shumë se 50% në vetëm tre vite.

Në një rast, një nënë britanike që ishte ndarë nga partneri i saj pasi e kishte denoncuar për përdhunim, u akuzua më pas prej tij për dhunë në familje, një akuzë e rreme, sipas saj, e bërë që ai të mund të qëndronte në vend.

Akuzat nuk u provuan kurrë, por partneri ka mundur t’i përdorë ato për të shmangur kthimin në Pakistan.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos