Eksperti: Putin ende beson se mund ta nënshtrojë Ukrainën

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 20:38 | Bota

Eksperti: Putin ende beson se mund ta nënshtrojë Ukrainën

Një ekspert i huaj ka thënë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ende beson se mund të "nënshtrojë" Ukrainën "për ta kontrolluar ose për ta shkatërruar", ndërsa ai ka zhvilluar bisedime me të dërguarin e Donald Trump, Steve Witkoff.

Sipas mediave të huaja, James Nixey, drejtor i programit ‘Rusia dhe Euroazia në Chatham House’ tha për Sky News se si Rusia ashtu edhe SHBA duan të normalizojnë marrëdhëniet dhe të rifillojnë tregtinë dhe të dyja "e shohin Ukrainën dhe Presidentin e saj si problem".

“Është një tradhti. Por kjo nuk ka rëndësi nëse qëllimi juaj nuk është të fitoni kushte të favorshme për ukrainasit," shtoi ai.

“Megjithatë, një pengesë e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës është Evropa”, tha ai më tej.

“Është e vështirë të imagjinohet që evropianët thjesht të kapitullojnë ndaj vizionit të Trump dhe të braktisin gjithashtu Ukrainën”, shtoi ai.

Nixey tha se luftimet e vazhdueshme në vijën e frontit dhe sulmi i sotëm me makinë bombë, i cili vrau një gjeneral rus pranë Moskës tregon se Ukraina është ende një lojtar, ende në këtë luftë, dhe se një marrëveshje nuk mund të bëhet mbi kokat e ukrainasve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos