Donald Trump, ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat e tij para se të zgjidhej President i SHBA-së, ku tha se do e ndalte luftën në Ukrainë për 1 ditë.
Sipas mediave të huaja, duke folur për revistën TIME, Trump tha se pretendimi i tij se mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, ishte një shaka.
“Epo, e thashë në mënyrë figurative dhe e thashë si ekzagjerim”, tha Trump, shkruan A2 CNN.
“Natyrisht, njerëzit e dinë që kur e thashë këtë, u tha me shaka, por u tha gjithashtu se lufta do të përfundojë”, shtoi më tej Trump.
Kjo deklaratë e tij vjen në javën kur Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Trump është "i frustruar" me negociatat për t'i dhënë fund luftës dhe durimi i tij "po mbaron".
Ai gjithashtu i ka bërë lutje të veçanta Presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin në dy ditët e fundit, për t'i dhënë fund luftës pasi paralajmëroi se mund të heqë dorë për ndërmjetësimin e paqes nëse secila palë "e bën shumë të vështirë". (A2 Televizion)