Të paktën 250,000 njerëz kanë hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan ditët e fundit për t'i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut .
Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Vatikanit pasi gjithçka në Romë është gati për varrimin e Atit të Shenjtë mëngjesin e së shtunës.
Në sheshin e Pjetrit do të jenë të paktën 200 mijë besimtarë për të marrë pjesë në ceremoni dhe do t'u bashkohen të gjithë njerëzit përgjatë rrugës së kortezhit mortor, deri në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, ku do të bëhet varrimi.
Për udhëtimin nga Shën Pjetri në Santa Maria Maggiore, arkivoli i Françeskut do të zgjasë pak më shumë se një orë, duke ecur me një ritëm ecjeje, midis 5 dhe 10 km në orë. Procesioni i varrimit do të përbëhet nga disa makina, me disa kardinalë dhe të afërm.
Fluksi i njerëzve në kryeqytet do të vazhdojë në ditët në vijim dhe Santa Maria Maggiore do të mbetet e hapur nga e diela për t'u lejuar të gjithëve t'i bëjnë homazhe Atit të Shenjtë.
Riti i mbylljes së arkivolit Riti i mbylljes së arkivolit do të kryesohet nga kardinali Kevin Joseph Farrell, Camerlengo i Kishës së Shenjtë Romake, siç parashikohet në Ordo Exsequiarum Romani Pontificis. Ky është një rit që zhvillohet në Shën Pjetër në mënyrë strikte private, pa kamera dhe pa besimtarë.
Më pas, arkivoli do të qëndrojë në Bazilikë gjatë gjithë natës. Kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve, do të kryesojë funeralin, në orën 10:00 në Sheshin e Shën Pjetrit. (A2 Televizion)